accessibilityaddangle-leftangle-rightarrow-downarrow-leftarrow-rightarrow-upsound-activebookcrossdocumentdownloademailexternalShapeglobeLinkplayremovesearchsharestop-watch

Shqip - albanska

Suedia është anëtare Bashkimit Europian (BE) që nga viti 1995. Vendet e BE-së bashkëpunojnë rreth një varg çështjes dhe shumë nga këto ndikojnë në përditshmërinë tonë. Këtu do të gjeni një pasqyrë të shkurtur të gjërave me të cilat merret BE-ja, si merren vendimet në BE dhe rolin e Suedisë në BE. Këtu ceket edhe se si ti mund të ndikosh në BE.

Shkurt rreth BE-së

Një pjesë e madhe e punës së BE-së bënë fjalë për lehtësimin e tregëtisë në mes të vendeve anëtare. Qëllimi i bahkëpunimit të BE-së është poashtu lehtësimi i të udhëtuarit, shpërnguljes apo të studimit në një vend tjetër të BE-së. Tani mundësohet p. sh. që shtetasit e BE-së të punojnë në një shtet tjetër të BE-së pa pasur leje të veçantë pune apo qëndrimi.

Euroja është valutë në pak më shumë se gjysmën e vendeve të BE-së.

Vendet anëtare

Vendet anëtare në BE janë anëtarsuar në pika të ndryshme kohore:

1952 Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Gjermani

1973 Danimarka, Irlanda, Britania e Madhe

1981 Greqia

1986 Portugalia, Spanja

1995 Finlanda, Suedia, Austria

2004 Qiproja, Estonia, Letonia, Litaunia, Malta, Polonia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Hungaria

2007 Bullgaria, Rumania

2013 Kroacia

Çka bënë BE-ja?

A merret BE-ja me gjithçka?

BE-ja merret me shumë çështje. Këtu janë disa shembuj:

Çështje mjedisi. BE-ja ka shtruar obektiva se si vendet anëtare të zvogëlojnë lirimin e gazrave që japin efektin e serës.

Peshkimi. BE-ja vendos se sa peshk mund të peshkohet në ujërat e vendeve anëtare. Kjo vlen në mes të tjerave edhe për peshkun merluc në detin baltik.

Bashkëpunimi policor. Policia dhe prokuroria e vendeve anëtare të BE-së kanë të drejtë të bashkëpunojnë për të luftuar kriminalitetin e rëndë në mes të vendeve, p.sh trafikimin e drogës.

Mbështetja rajonale. Vendet e BE-së duan t'i zvogëlojnë dallimet ekonomike dhe sociale në mes të vendeve dhe rajoneve brenda BE-së. Prandaj një pjesë e madhe e të hollave të BE-së u dedikohen rajoneve për zhvillim.

Politika e refugjatëve. BE-ja ka rregulla të përbashkëta rreth azilit për refugjatë, në mes të tjerash se cili vend duhet të shqyrtoj një aplikacion azili.

Vendet e BE-së bashkëpunojnë edhe rreth politikës për ndihmë vendeve të pazhvilluara, tregëtisë me vende jashtë BE-së, ndihmës ekonomike për bujqësinë dhe çështjeve të artikujve ushqimor.

Këto nuk i bënë BE-ja

Vendet anëtare mbajnë vet përgjegjësinë për një varg çështjes. Disa shembuj janë tatimi mbi të ardhurat, shëndetësia, shkollat, si dhe pensionet dhe ndihmat për fëmijë.

Sa kushton BE-ja EU?

Të gjitha vendet anëtare paguajnë një tarifë vjetore për BE-në. Tarifa bazohet në kushtet ekonomike të vendit. Suedia paguan 30-40 miljardë.

Në total BE-ja merr afërisht 1300 miljardë korona në vit. Afërisht 85 përqind u kthehen vendeve anëtare në formë të ndihmave financiare. Shumica e të hollave shkojnë për zhvillimin e rajoneve në vendet e BE-së, p. sh. përmirësimin e rrugëve, financimin e studimeve shkencore, trajnimeve të tregut të punës, financimin e bujqësisë, zonave rurale dhe peshkimin. Por të holla dërgohen edhe për ndihmë vendeve në zhvillim, financimin kulturës dhe bashkëpunimit policor. Suedia i shfrytëzon shumicën e formave të ndihmës financiare.

  • Buxheti shtetror i Suedisë është afërsisht 900 miljardë korona.
  • 30–40 miljardë korona nga buxheti i shtetit shkojnë në pagesën e anëtarsisë në BE.
  • Suedisë i kthehen 10–13 miljardë korona në forma të ndryshme të ndihmës financiare nga BE-ja.

Kur vendos BE-ja

Këshilli Europian – Samiti i liderëve të vendeve të BE-së

Këshilli europian i përcakton vijat e bashkëpunimit brenda BE-së në aspektin afatgjatë por nuk merr vendime rreth rregullave të BE-së. Samiti mblidhet katër herë në vit. Nëse nevojitet mund të thirret një samit i jashtëzakonshëm.

Këshilli europian përbëhet nga një kryetar, nga shefat e qeverive dhe të shteteve anëtare të BE-së si dhe kryetarit të komisionit. Këshilli europian e zgjedh kryetarin për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë.

Si është ecuria e vendimarrjes në BE?

Suedia dhe vendet e tjera anëtare vendosin bashkarisht për rregulla të reja në BE. Kjo do të thotë se Suedia mund të ndikojë në vendimarrjen e BE-së, por në disa raste Suedia duhet të zbatoj vendime të marra ng BE-ja e që Suedia nuk i dëshiron.

Kjo është ecuria kur Suedia dhe vendet tjera anëtare dakordohen për rregulla të reja të BE-së:

1. Komisioni i BE-së propozon një ligj të ti

Detyra e komisionit të BE-së është që të propozoj ligje të reja. Të gjitha vendet anëtare e kanë nga një anëtar në komision. Komisionerët e BE-së duhet të përkujdesen për të mirën e BE-së dhe nuk janë përfaqësues të vendeve përkatëse.

2. Qeveria dhe parlamenti marrin qëndrim

Komisioni i BE-së u dërgon propozimet e veta të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Në Suedi ati i shkojnë qeverisë dhe parlamentit. Qeveria e informon parlamentin rreth qëndrimit të saj. Qeveria është ajo që është zëdhënse e Suedisë.

3. Parlamenti europian vendos

Parlamenti europian merrë pjesë në vendosjen e ligjeve të reja në BE. Parlamentarët janë të zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme dhe 20 prej tyre janë zgjedhur në Suedi.

Parlamenti europian vendos bashkë me këshillin e ministrave rreth shumicës së çështjeve. Për disa çështje të caktuara nuk vendos Parlamenti europian. Një çështje e tillë është p. sh. politika e jashtme dhe e sigurisë së BE-së.

4. Këshilli i ministrave vendos

Qeveria suedeze dhe qeveritë e tjera të vendeve të BE-së marrin pjesë me nga një ministër në këshillin e ministrave të BE-së. Këshilli i ministrave vendos rreth ligjeve të reja në BE.

Qeveria suedeze paraprakisht do ti ketë diskutuar propozimet me parlamentin suedez.

5. Suedia zbaton ligjet

Kur këshilli i ministrave të ketë vensour për një ligj të ri Suedia dhe vendet tjera anëtare duhet të implementojnë ligjin. Ndonjëherë nevojitet që parlamenti të ndryshoj ligjet suedeze që ato të përputhen me ligjet e reja të BE-së. Në raste tjera hyjnë ligjet e BE-së në fuqi menjëherë.

Parlamenti kontrollon

Përveç punës së kontrollit dhe t'i jap qeverisë këshilla, parlamenti suedez ashtu edhe paralmentet e vendeve anëtare kanë edhe një detyrë tjetër.Kur BE-ja vendos për ligje të reja në disa fusha atëherë parlamentet e vendeve anëtare duhet të kontrollojnë nëse rregullat janë të nevojshme në nivel të BE-së apo është më mirë që secili vend të vendos për vete. Kontrolli mund të çoj në atë që komisioni të rishqyrtoj propozimin e vet.

Çka ndodh nëse Suedia nuk i zbaton rregullat e BE-së?

Komisioni i BE-së ushtron kontroll nëse vendet anëtare i zbatojnë ligjet e vendosura nga BE-ja.

Nëse komisioni konsideron se Suedia nuk po i zbaton ligjet mund që komisioni ta padisë Suedinë pranë gjykatës së BE-së

Detyra e gjykatës së BE-së është që të gjykoj se mos Suedia i ka thyer rregullat e BE-së. Edhe gjykatat suedeze mund t'i drejtohen gjykatës së BE-së me pyetje se si të interpretohen rregullat e BE-së.

Nëse mendon se Suedia apo ndonjë vend tjetër anëtar nuk i zbaton i rregullat e BE-së atëherë njeriu mund t'i drejtohet komisionit europian.

Komisoni i BE-së

  • Komisionarët duhet t'i mbrojnë interesat e tërë BE-së dhe nuk janë përfaqësues të vendeve përkatëse.
  • Komisioni i BE-së zgjedhet për pesë vjet nga qeveritë e vendeve anëtare.
  • Parlamenti europian duhet të miratoj komisionin e BE-së.

Parlamenti i BE-së

  • Zgjedhjet për parlamentin europian mbahen çdo pesë vjet.
  • Qytetarët e secilit vend i voton deputetët e vet.
  • Vendet me popullatë të madhe kanë më shumë deputetë sesa vendet me popullatë më të vogël numerikisht.

Këshilli Europian

  • Ai minister që në qeveri e ka përgjegjësinë për çështjen që diskutohet merrë pjesë në këshillin e ministrave. Për shembull nëse në rendin e ditës është çështja e ambientit atëherë merrë pjesë ministri i ambientit.
  • Në shumicën e çështjeve këshilli i ministrave mund të vendos nëse shumica janë për propozimin. Për disa çështje kërkohet që të gjithë ministrat të merren vesh para se të merret një vendim.

Gjykata e BE-së

  • Gjykata e BE-së përbëhet nga një gjyqtar nga secili vend i BE-së.
  • Gjyqtarët zgjedhen nga qeveritë e vendeve anëtare me mandat gjashtë vjeçar.

Si të ndikohet në BE?

Nëse njeriu do të ndikoj në vendimet e BE-së duhet të kontaktoj dikë që punon, ose vendos, në çështje të BE-së.

Parlamentarët europian. Ka pra deputet të Suedisë në parlamentin europian dhe që kanë ndikim në vendimet e BE-së. Të dhënat e tyre kontaktuese gjenden në www.europaparlamentet.se. Poashtu mund të kontaktohet zyra e informative e Parlamentit europian në Suedi,telefoni 08-562 444 55, e-mail epstockholm@ep.europa.eu.

Deputetët e parlamentit suedez. Deputetët e parlamentit suedez nxjerrin ligjet në Suedi dhe i japin qeverisë mendimet e veta para ndonjë vendimi në këshillin europian. Në www.riksdagen.se gjenden adresat e 349 deputetëve dhe të partive politike në parlamentin suedez.

Ministrat në qeveri. Ministrat suedez marrin pjesë në mbledhjet e këshillit europian ku vendoset për rregulla të reja të BE-së.

www.regeringen.se gjenden të dhënat kontaktuese e të gjithë ministrave në qeverinë suedeze.

Komisioni i BE-së. Komisioni i BE-së e do shpesh marrjen e mendimeve të ndryshme rreth drafteve. Një milion qytetar të BE-së mund që me një iniciativë qytetare të apelojnë tek komisioni për një propozim ligji. Njeriu mund të kontaktoj zyrën e komisionit të BE-së në Suedi, telefoni 08-562 444 11, e-mail bursto@ec.europa.eu. Adresa në internet është ec.europa.eu/sverige/index_sv.htm.

Organizata. Shumë organizata bashkëpunojnë në nivel të BE-së për të ndikuar në BE.

Shkurt rreth historisë së BE-së

Nga gjashtë vende në...

BE-ja sot përbëhet nga 28 vende të cilat së bashku i kanë 508 banorë. Edhe vende tjera duan të anëtarsohen, si Serbia dhe Turqia.

Atëherë përse filluan vendet e Europes të bashkëpunojnë? Pas luftës së dytë botërore shumë vende donin të parandalonin luftëra të reja. Andaj gjashtë vende themeluan Bashkimin europian të qymyrit dhe çelikut në vitin 1952. Ato bashkarisht do të përgjigjeshin për prodhimin e qymyrit dhe të çelikut të cilat ishin të rëndësishme si lëndë e parë për industrin e luftës.

Në vitin 1958 ky bashkëpunim filloi të përfshijë edhe prodhime tjera, shërbime dha kapital. I tërë ky bashkëpunim disa vite më vonë filloi të quhet BE, Bashkimi Europian. Më vonë detyrë e BE-së u bënë ambienti, bujqësia dhe transportet. Në vitin 1993 BE-ja u shëndrrua në EU – Unioni Europian. Pra u bë e mundur që vendet të veprojnë bashkarisht në çështje të politikës së jashtme. Pas kësaj kohe u anëtarsuan edhe 16 vende tjera në BE, gjë që ndikon në format e bashkëpunimit.